MJAFTON NJË TAKIM MIQËSORE PËR TË KUPTUAR MUNGESËN E BAZËS MATERIALE. Në ditën e tretë të vëzhgimit të situatës aktuale tek Akademia e Vllaznisë Kamera e Star Plus është hasur në një refren të përsëritshëm. Naytirhs tnjë fluks I madh fëmijësh bën që në fushën “Reshit Rusi”, hapësira të bëhet shumë e vogël për të zhvilluar stërvitje disa ekipesh njëherazi. Në këtë ditë vëzhgimi, një prej moshave të Akademisë së Vllaznisë kishte planifikuar një ndeshje miqësore me Akademinë Shpuza.

Mjaftoi kjo ndeshje për tëbërë dhe një krahasim të dukshëm për bazën materiale. Kjo shikohet qartazi, ekipi i një akademie private është plotësisht I kompletuar të pakten me fanela duke treguar kështu se cilen akademi përfaqëson. Ndërsa e kundërta ndodh me Akademinë e Vllaznisë që ka një mungesë të dukshme të bazës material duke mos treguar aspak se kujt akademie i përkasin. Po ashtu një tjetër detaj që bën sërish përshtypje, ka të bëjë me veshjet e trajnerave ku pothuajse të gjithë mbajnë logot dhe emrin e kompanisë colosseo që financoi për disa vite por që dha dorëheqjen në vitin 2011. Pra deri në atë vit askush nuk duket të jetë fornizuar me uniforma, por kjo sigurisht mbetet për të diskutuar me drejtuesit më të lartë të Akademisë të cilët do të sqarojnë gjithë situatën e tyre në emisionin “Star Sport.

Artikulli paraprakPËRCILLET PËR NË BANESËN E FUNDIT AT’KONSTANDIN PISTULLI
Artikulli tjetërMASAKRA E PUKËS, APELI LË NË FUQI VENDIMIN E SHKALLËS SË PARË