Vllaznia U-19 nuk ka arritur dot të fitojë në ndeshjen e rradhës për kampionat. Kuqeblutë nuk kanë shkuar më shumë sesa barazimi 2-2 ndaj Tiranës. Në “Reshit Rusi”, futbollistët e drejtuar nga trajneri Elvis Plori kaluan të parët në avantazh me anë të Halilit dhe Selmanit, duke e mbyllur pjesën e parë 2-0 në favor të Vllaznisë. Në pjesën e dytë, Tirana e rriti ritmin e lojës dhe barazuan shifrat në 2-2. Përfundimisht, të dy ekipet ndanë nga një pikë, me Vllazninë U-19 që renditet në vendin e tretë në kuotën e 8-pikëve, ndërsa Tirana U-19 në vendin e katërt me 7-pikë. Pas ndeshjes, trajneri i Vllaznia, U-19, Elvis Plori, tha se është i kënaqur, por pranoi se ka sërish gjëra për të rregulluar në lojën e ekipit të tij.

Nga ana tjetër, Vllaznia U-18 pësoi një humbje ndaj Tiranës në shifrat 0-1, ndërsa po me të njëjtin rezultat u mposht edhe Vllaznia U-17 po nga Tirana.

Artikulli paraprakSHKODËR, EVENTI SPORTIV “TI VLEN TI MUNDESH”
Artikulli tjetërSTAR SPORT – 07.10.2024