Dy ekipet e Akademisë Vllaznia, U-16 dhe U-15 i kanë bërë nisjen e duhur kampionateve të tyre në sezonin e ri. Edhe këtë fundjavë, këto dy skuadra arritën të marrin dy fitore të rëndësishme, U-15 ndaj Pepës me rezultatin 1-0 dhe U-16 kundër Besës me rezultatin e thellë 6-0. Deri tani, 16-vjeçarët kuqeblu në katër ndeshje të luajtura, kanë siguruar tre fitore dhe një barazim, duke u renditur në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit në kuotën e 10-pikëve, dy pikë larg Partizanit të vendit të parë. Për këtë ecuri pozitive të javëve të para, trajneri i Vllaznia U-16, Denis Zmijani shprehet i kënaqur.
Nga ana tjetër, edhe Vllaznia U-15 ka patur një ecuri shumë pozitive, teksa kuqeblutë renditen në vendin e parë. Edhe trajneri Amarildo Belisha flet me optimizëm për ekipin e tij.
Vllaznia U-15 kryeson e vetme në krye të tabelës së renditjes, teksa ka siguruar katër fitore në katër ndeshjet e luajtura deri më tani.