DY MOSHAT U-19 E U-17 DO TË LUAJNË PËRBALLË EKIPEVE TË TEUTËS. Akademia e Vllaznisë do të kërkojë të nisë gjysmën e dytë të sezonit me fitore.
Kuqeblutë do të luajnë ditën e dielë ndaj ekipeve te akademisë së Teutës. Konkretisht ekipi i paratërinjëve i drejtuar nga Alban Volumi, kërkon të ruajë ecurinë e fitoreve të njëpasnjëshme. Në një prononcim për Star Plus, Volumi beson tek lojtarët e tij se do të kthehen në Shkodër me një fitore. Po ashtu fitore do të kërkojë dhe ekipi U-19 po ndaj Teutës. Skuadra e drejtuar nga Samuel Nikaj ndonse do të jete më mungesa për shkak se lojtarët kryesorë kanë kaluar tek ekipi i parë, kërkon fitoren e parë për vitin 2015. Me interes pritet ecuria e ekipeve të Akademisë së Vllaznisë ku dihet që ky sezon do ta përcaktojë fituesin në fazën play off ku përballë tyre do të jenë katër ekipet e vendeve të para.