STAR PLUS PËR DISA DITË KA BËRË NJË VËZHGIM TË SITUATËS AKTUALE. Star Plus ka vendosur të bëjë një vëzhgim të një prej akademive më të mira e më të suksesshme në Shqipëri atë të Akademisë së Vllaznisë. Kjo akademi për të cilen të gjithë ne krenohemi përbën interes dhe për mënyrën se si stërviten dhe si menaxhohet ajo për të arritur tek trofetë e shumtë apo tashmë së fundi dhe kalimin e shumë lojtarëve të rinj te ekipi i parë.

Lojtarë të cilët të dalë nga Akademia Vllaznia deri tani po marrin një hapësirë të konsiderueshme në formacionin kryesorë. Por si është duke u rritur brezi i ardhshëm, kushtet që oforohen e mundësitë menaxheriale të kësaj akademie? Janë shumë pikëpyetje të ngritura e shumë pakënaqësi të ardhura në drejtim të Star Plus për të parë e vëzhguar nga afër senacat stërvitore e kushtet që u ofrohen futbollistëve të ardhshmë e brezit që është duke u rritur. Të fusësh sot një fëmijë në Akademinë e Vllaznisë, sigurisht është në bazë të një kostoje financiare. Por si bëhet përzgjedhja e atyre që vijnë, apo mjafton që kërkesat të mos kthehen prapa. Dihet që në kohën e ndërtimit të kësaj akademie nga ish-presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, u konceptua si një Akademi për lojtarët më të talentuar, pra një akademi elite e futbollit shkodranë. Por sot që ajo është prej katër vitesh nën adminstrimin e Bashkisë së Shkodrës, shumë gjëra kanë ndryshuar. Star Plus do të bëjë vetëm një pasqyrim të realitetit, asaj që duket dhe asaj që nuk ka nevojë për komente. Pamjet janë ato që flasin vetë dhe që tregojnë mënyrën se stërviten fëmijet, kushtet që u ofrohen, baza materiale si dhe mundësitë teknike e taktike të rritjes së tyre profesionale. Ajo që vlen të sqarohet është se Star Plus ka ndjekur në kohë dhe ditë të ndryshme stërvitjen për të parë më mirë punën që është duke u bërë. Ky vëzhgim do të vazhdojë për disa ditë e më pas të hënën në “Star Sport” do të marrin përgjigje të gjitha pyetjet dhe problemet që janë vërejtur gjatë këtyre ditëve.

Artikulli paraprakOMP: PESHKU NË SHKODËR VJEN NGA MALI ZI
Artikulli tjetërSHQIPTARËT NË DITËN E PARË FITOJNË 2 NDESHJE DHE HUMBIN 3