Skuadrat e akademisë Vllaznia në ndeshjet e radhës kanë arritur që të marrin nga një fitore. 4-0 ka fituar U-17 dhe 3-0 ka fituar U-19. Ekipet shkodrane luajtën përballë skuadrave Internacional. 17-vjeçarët dhe 19-vjeçarët arritën rezultate pozitive përballë kryeqytetasve duke marrë tre pikët.
Në këtë mënyrë ekipi i U-17 në pjesën e parë ka arritur që të shënojë dy gola. Fillimisht është Isufi që në minutën e 10-të që kalon shkodranët në avantazh. 7 minuta para se të mbyllej pjesa e parë Hoxha dyfishon rezultatin duke çuar me qetësinë e plotë Vllazninë në dhomat e zhveshjes. Kuqeblutë realizojnë edhe dy gola të tjerë në 45 minutat e dyta. Është sërish Isufi që shënon në minutën e 77 duke realizuar golin e tretë për Vllazninë dhe të dytin personal. 10 minuta nga fundi i lojës Boriçi katërfishon rezultatin duke i dhënë një fitore të rëndësishme Vllaznisë të 17-vjeçarëve përballë Internacional. Pas kësaj fitoreje Vllaznia vijon që të jetë në vendin e katër me 12 pikë, 7 më pak se Shkëndija që kryeson këtë kampionat. Edhe 19-vjeçarët arritën që të marrin një fitore duke fitur me rezultatin e pastër 3-0 ndaj skuadrës kryeqytetase. Kuqeblutë 19-vjeçar kanë arritur që të shënojnë shumë shpejt. Që në minutën e 4 është Pusi ai i cili kalon Vllazninë në epërsinë e një goli. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për shkodranët. Në pjesën e dytë Vllaznia është sërish dominuese. Kukaj dyfishon rezultat në minutën e 56. Kuqeblutë vijojnë lojën e mirë dhe gjen edhe golin e tretë që shënohet nga Fangaj në minutën e 70’ duke bërë që ndeshja ndaj Internacional të mbyllet me rezultatin 3-0. Shkodranët pas kësaj fitoreje vijojnë që të jenë në vendin e dytë me 16 pikë duke ndjekur Partizanin kryesues që ka 19 pikë.