Akademia Vllaznia ka nisur punën për sezonin e ri futbollistik 2024-2025. Grupmoshat e ndryshme zhvilluan proçesin e parë stërvitor në mjediset e “Loro Boriçit”, por edhe në “Reshit Rusi”. Sezoni i ri sportiv e gjen Akademinë Vllaznia me ndryshime të shumta, të cilat nisin që nga kupola drejtuese. Koordinatori i ri teknik i Akademisë, Ndriçim Shtubina kërkon që të ketë shumë disiplinë tek këto grupmosha.
Ndërkohë, trajnerët Malvin Meçarovi, Arbër Shytani, Denis Zmijani dhe Amarildo Belisha flasin për objektivat që do të kenë sezonin e ri me ekipet e drejtuara prej tyre.
Fillimi i aktiviteteve zyrtare për këto grupmosha do të jetë në muajin shtator.