Vllaznia U-19 ka fituar me rezultatin 2-0 ndeshjen e rradhës për kampionat ndaj ekipit të Teutës, ndeshje kjo që u zhvillua në fushën sportive “Reshit Rusi” të qytetit të Shkodrës. Golat për shkodranët u shënuan nga Aris Ara dhe Klajdi Halili. Pas kësaj fitoreje, kuqeblutë renditen në vendin e tretë në kuotën e 12-pikëve. Pas ndeshjes, trajneri Elvis Plori dhe dy autorët e golave, Aris Ara dhe Klajdi Halili u shprehën të kënaqur me këtë fitore.

Nga ana tjetër, Vllaznia U-18 nuk ka arritur dot të fitojë në ndeshjen ndaj Teutës.

Kuqeblutë nuk shkuan më shumë sesa barazimi 2-2. Golat për shkodranët u shënuan nga Ivziku dhe Medha, por nuk u administruan dot, pasi Tirana e rriti ritmin e lojës dhe barazoi shifrat në 2-2. Pas ndeshjes, trajneri Malvin Meçarovi tha se mbeti deri diku i kënaqur me ekipin e tij.

Me këtë barazim, Vllaznia U-18 renditet në vendin e shtatë në kuotën e 10-pikëve.

Artikulli paraprakTIRANA-VLLAZNIA TË MËRKURËN NË ELBASAN ARENA
Artikulli tjetërKUVENDI SEANCË PLENARE NË ORËN 17:00, GRUPI I PD MBLIDHET NË 15:00 PËR TË VENDOSUR AKSIONIN OPOZITAR