MOSHAT FITOJNË ME KUNDËRSHTARËT E DREJTPËRDREJTË. Akademia e Vllaznisë, nuk di të ndalet me të dy msohat, duke fituar javë pas javë. Këtë herë kuqelbutë kanë mundur kundërshtarët e tyre të drejtpërdrejtë.
Takimet e zhvilluara në fushën “Reshit Rusi” kanë sjellë emocione të shumta dhe ndeshje të forta. Ndeshja e parë ka qenë për moshat E-17, ku Vllaznia ka fituar me rezultatin minimal 1-0, me një gol të shënuar nga Hebaj që në minutën e 15’ dhe rezultati do të mbetej i pandryshuar deri në përfundim. Me këtë fitore, paratërinjtë e Vllaznisë, shkojnë në kuotën e 16 pikë pikëve. Ndërkohë ndeshja e dytë që ka sjellë dhe emocione të shumta, ku të rinjtë e Vllaznisë, kanë fituar me përmbysje po ndaj Tiranës.
Ndeshja nis keq për shkodranët të cilët pësojnë një gol në minutën e 12, nga miqtë. Por vetëm dy minuta më vonë, Kabuni do të shndërronte në gol një penallti të fituar. Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin e barabatë. Ndërsa në pjesën e dytë, shkodranët kanë dominuar plotësisht ndeshjen, duke kërkuar me çdo kusht fitoren. Goli që i jep fitoren kuqelbuve ka ardhur në minutën e 70’ po me autor Kabunin. Pas ndeshjes, zëvëndës trajneri Ideal Lekiqi është shprehur: Me këtë fitore, të rinjtë e Vllaznisë, vijojnë ma dështime për 9 javë kampionat, duke mbajtur vendin e parë me 29 pikë të plota.