Skuadrat e akademisë Vllaznia vijojnë serinë e rezultateve pozitive.

Edhe në javën 6-të të Kategorisë Superiore të dy ekipet kanë arritur që të marrin një fitore dhe një barazim në përballjet e tyre. Ndeshjet u zhvilluan në kryeqytet teksa akademia Vllaznia luajti në transfertë ndaj një rivali të fortë si Tirana. Në sfidën e parë U-17 e drejtuar nga trajneri Haris Lika ka arritur që të fitojë me rezultatin 1-0 ndaj bardhebluve. Ka mjaftuar një gol i Tomës në minutën e 39’ për t’i dhënë fitoren kuqebluve dhe për bërë që ky ekip të vijojë të kryesojë renditjen. Kështu pas ndeshjes me Tiranën 17 vjeçarët mbajnë vendin e parë me 16 pikë po aq sa ka edhe Shkëndija ndërsa në vendin e tretë renditet Tirana me 11 pikë. Në ndeshjen tjetër të rinjtë e Vllaznisë kanë arritur që të marrin një barazim pa gola 0-0 ndaj Tiranës. Ka qenë një përballje në të cilën të dy ekipet kanë menduar më shumë që të mbrohen dhe të mos pësojnë gol. Edhe pse kuqeblutë kanë provuar që të gjejnë rrugën e golit nuk ia kanë arritur qëllimit. Pas javës së 6-të në kampionatin e U-19 Vllaznia e drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri mban vendin e parë me 14 pikë e ndjekur nga Partizani, Tirana dhe Brians që kanë nga 13 pikë secila. Në javën e 7-të të Kategorisë Superiore në kampionatin e moshave kuqeblutë presin në Shkodër ekipet e Akademia ndaj të cilave objektiv është fitorja në të dy përballjet për të vijuar kështu kryesimin në renditje dhe duke pritur që kundërshtarët të gabojnë për të krijuar edhe një diferencë pikësh.

Artikulli paraprakSIGURIMET SHOQËRORE, PROÇESI NË MALËSINË E MADHE
Artikulli tjetërCUNGU: ME BESIM MË SHUMË FITONIM NDAJ TIRANËS