EKIPI U-19 MBAN VENDIN E PARË, U-17 NGJITET NË VENDIN E TRETË. Dy moshat e akademisë së Vllaznisë kanë arritur fitore të rëndësishme duke forcuar kështu pozitat në klasifikimin e përgjithshëm. Ekipi U-19 ka fituar sërish me vështirësi këtë herë ndaj Dinamos me rezultatin minimal 1-0. Pavarësisht se shënoi vetëm një gol, skuadrës i mjaftoi për të vazhduar kryesimin në vendin e parë në kuotën e 53 pikëve.
Në javën e ardhshme, të rinjtë shkodranë nuk pritet të gabojnë teksa do të luajnë ndaj Olimpikut në Shkodër. Ndërkohë që sukses më të madh ka arritur ekipi i paratërinjëve i drejtuar nga Alban Volumi. Ekipi U-17, ka fituar 2-1 ndaj Dinamos , fitore kjo që e pozicionon në një vend shumë komod skuadrën në tabelën e klasifikimit. Vllaznia pas shumë përpjekjesh e fitoreve radhazi renditet në vendin e tretë në kuotën e 41 pikëve, një pikë më pas se Shkëndija e Tiranës që mban vendin e dytë dhe 8 pikë më pak se vendi i parë. Objektivi kryesorë mbeten katër vendet e para për të kaluar në zonën play-off ku më pas fituesi do të shpallet pas një përballjeje me katër ekipet më të mira. Vllaznia U-17 në qoftëse do të vazhdojë të ruajë këtë ecuri pozitive nuk do ta ketë të vështirë mbajtjen e pozicionit në renditjes, duke vazhduar kështu të jenë pretëndentë si vitin e kaluar për fitimin e titullit kampion.