PAS DEMËS SYNOHET KALIMI I DISA LOJTARËVE NË KAMPIONATIN ITALIAN. Ekipi U-17 i Vllaznisë është nën vëzhgimin e disa menxherëve italianë të cilët kanë parë nga afër një takim miqësore të këtij ekipi ndaj akademisë Brians të Lezhës. Për më shumë detaje ka folur dhe drejtori teknik i akademisë, Alban Hasani. Ndërkohë, trajneri i ekipit Alban Volumi, shpreson që të ketë veprime konkrete që të vlerësojnë lojtarët të cilët kanë një talent të vërtetë.
Një nga lojtarët e Akademisë së Vllaznisë që ka arritur të firmosë dhe një kontratë me ekipin e Fiorentinës është dhe Arlind Demaj. Nënshrkimi i kësaj kontrate është pasqyruar dhe nga mediat italiane, të cilët shkruajnë me superlativa për këtë lëvizje. Madje dhe trajneri Volumi e konsideron si një katalizator për të nxitur më shumë punën në stërvitje për të rinjtë e akademisë. Këto zhvillime në Akademinë e Vllaznisë, rrisin përformancën e lojtarëve dhe të ekipeve të cilët tashmë mund të kalojnë dhe në kampionatet e huaja për të fituar eksperiencën e duhur, qoftë tek ekipi i Veronës ku ka një marrëveshje mes dy palëve, apo dhe tek ekipet e tjera të Serisë A.