KUQEBLUTË  FITOJNË NË TRANSFERTË NDAJ SHKENDISË SË DURRËSIT. Dy moshat e Akademisë së Vllaznisë vijojnë të ruajnë rezultatet pozitive.

Skuadrat kanë fituar në transfertë ndaj një kundërshtari të vështirë si Shkëndija e  Durrësit. Ndeshja e parë ka qenë për ekipin e paratërinjëve. Ndonse me një rezultat minimal, kuqeblutë të drejtuar nga dyshja Alban Volumi e Nikolin Lekaj, kanë fituar tre pikë shumë të rëndësishme, falë fitore 1-0. Pas ndeshjes, Volumi është shprehur i kënaqur me lojën e skuadrës së tij. Takimi  i tjetër ka qenë për të rinjtë 19 vjeçarë. Në fakt kjo përballje ka qenë e luftuar deri në minutat e fundit për vetë rezultatin që ka përfunduar. Vllaznia ka fituar 3-2, po në transfertë, duke vijuar kështu kryesimin. Pas takimit, zëvëndës trajneri Ideal Lekiqi, beson se skuadra do të jetë në nivelin e duhur ashtu siç ka bërë gjatë këtyre javëve të kampionatit. Kështu ekipi U-17 pas javës së 8, renditet në vendin e 7 në kuptën e 13 pikëve, 8 pikë më pak se ekipi kryesues Teuta. Ndërkohë ekipi U-19 pas javës së 8, renditet në vendin e parë në klasifikimin e përgjithshëm në kuotën  e 24 pikëve me 8 fitore d, e ndjekur nga Shkëndija e Tiranës po me 24 pikë. 

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/cd4q6AKbcdc?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakZJARRËFIKËSET, DEFEKT ME NUMRAT E EMERGJENCËS
Artikulli tjetërZGJIDHJET KONKRETE PËR SITUATEN E VLLAZNISË