Akademia Albania Xhudo Kodokan ka vlerësuar me kupën dhe medaljen e nderit bashkinë Vau Dejës dhe kryetarin e saj Zef Hila për mbështetjen e dhënë në organizimin me sukses të turneut ndërkombëtar “Nënë Tereza” që u zhvillua ditët e fundit në Shkodër.
Në mungesë të kryebashkiakut Hila kupa dhe medalja iu dorëzuan nënkryetarit Admir Hasmegaj.Nënkryetari Hasamegaj falenderoi akademinë “Albania Xhudo Kodokan” për këtë vlerësim.Bashkia Vau Dejës edhe më përpara por edhe sot vazhdon që të jetë një promotore duke dhënë ndihmën dhe mbështetjen totale për zhvillimin e sportit të xhudos në Vau Dejës që drejtohet nga mjeshtri Anton Shkoza.