Agjencia Kombëtare e Diasporës ka zhvilluar një takim me të gjitha shoqatat në Greqi.
Shqiptarë të diasporës në Greqi kanë ardhur nga Athina dhe e gjithë Greqia e Jugut për të ndjekur aktivitetin tri ditor “Ditët e Shqipërisë” të organizuar nga AKDi, me qëllim njohjen me komunitetin shqiptar në Greqi,
Në këtë takim është diskutuar për programe dhe projekte të përbashkëta që fuqizojnë rolin e disaporës shqiptare në fushën ekonomike , politike dhe kulturore.
Gjithashtu Agjencia, në bashkëpunim me Ambasadën Shqiptare në Athinë kanë hapur dyert për zhvillimin e një workshopi për mësimin e këngëve e valleve, leximin e librave shqip për fëmijët shqiptare në diasporë dhe ekspozitën e veshjeve tradicionale të të gjithë krahinave të Shqipërisë.