Kur janë bërë 24 orë nga ngjarja tragjike e ndodhur në fshatin Grizhë, ku 2 pilotë humbën jetën dhe një tjetër u plagos ,akoma nuk ka nisur operacioni për nxjerrjen e helikopterit të ministrisë së mbrojtjes Cougar EC 145.

Fshatin e ka pllakosur heshtja ndërsa banorët janë mbyllur në banesa dhe kanë frikë që të japin detaje më shumë se cfarë janë publikuar.Forcat e policisë dhe shërbimi informative ushtarak në atë zonë nuk lejuan që ti afrohemi vendit të ngjarjes.Ndërsa në liqen ndodhet një anije e policisë kufitare që ka marr urdhërin për të qëndruar në vendin e rrëzimit të helikopterit.Në afërsi të vijës liqenore takojmë një banor të zonës i cili kishte qënë aty kur ka parë helikopterin që po rrëzohej. Sipas banorit helikopteri po vinte nga zona malazeze. Për shkaqet e rrëzimit të helikopeterit në Liqenin e Shkodres deri tani nuk jepet asnjë variant zyrtar, ndërsa jo zyrtarisht flitet për defekt teknik.Ndërsa pritet që të nisë puna për nxjerrjen e helikopterit me mjete të sofistikuarta të Ministrisë së Mbrojtjes për shkak se është fundosur në ujë.Pritet që të jetë një proces i vështirë punë ku pas hetimeve paraprake helikopteri do të transportohet drejt Ministrisë së Mbrojtjes për hetime të mëtejshme.

Artikulli paraprakBASHKIA VAU DEJËS NË MBËSHTETJE TË BANORËVE PËR PRONAT E HIDROCENTRALIT
Artikulli tjetërDHUNIMI I GAZETARIT TË ZËRIT TË AMERIKËS, REAGOJNË SHOQATAT E GAZETARËVE