Nënkryetari i Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku përmes një reagimi është shprehur se në emër të PD-së ka depozituar kërkesën për interpelancë urgjente me kryeministrin Rama për marrëveshjen e tij me kryeministren e Italisë, për vendosjen në Shqipëri të mbi 36 mijë emigrantëve nga Afrika e Veriut për çdo vit. Ai u shpreh se për këtë çështje PD do t’i drejtohet edhe Gjykatës Kushtetuese për të vlerësuar përputhshmërinë me ligjet e Kushtetutën e vendit, të marrëveshjeve të tilla me një impakt kaq të gjerë social.

Reagimi i plotë:

Në emër të Partisë Demokratike, depozitova kërkesën për interpelancë urgjente me kryeministrin Rama për marrëveshjen e tij me kryeministren e Italisë, për vendosjen në Shqipëri të mbi 36 mijë emigrantëve nga Afrika e Veriut për çdo vit. Bëjmë me dije se për të njëjtën çështje dhe objekt do t’i drejtohemi dhe Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë për të vlerësuar përputhshmërinë me ligjet e Kushtetutën e vendit, të marrëveshjeve të tilla me një impakt kaq të gjerë social.

Artikulli paraprakPR.BUXHETI/ 1.8 MILIARDË LEKË MË SHUMË PËR MB, BALLA: DO TË RRISIM PAGAT
Artikulli tjetërBENET BECI: NESËR DO TË BËHET SHPËRTHIMI I TRETË I KOMANDUAR PËR SHEMBJEN E PJESËS SHKËMBORE NË DUKAGJIN