Teksa dimri po troket investimi i nisur nga ura e Bardhajve në drejtim të Postribës është ne fazat perfundimtare,fakt i verejtur gjate nje inspektimi te nje dite me pare.

Nje aks me te gjitha parametrat i cili e ka fillimin ne njesine administrative Rrethina dhe përfundon ne fshatin Hot i Ri duket se po merr formen perfundimtare.Drejtori i Autoritetit Rrugor te Veriut Nikolin Dedvukaj shprehet se aktualisht punonjesit e firmes po merren me shtrimin e pllakave, vendosjen e sistemit te ndricimit pergjate gjithe segmentit dhe 2 rotondave. Investimi i aksit Bardhaj-Postribe vlerësohet ndër më të rëndësishmit, pasi pritet te kete ndikim direkt në zhvillimin e bujqësisë dhe turizmit.Kur jemi vetem 35 dite nga mbarimi i afatit zona ne fjale ka filluar te marre nje pamje tjeter shprehet drejtori i autoritetit rrugor ne kete rruge e cila ka një gjatësi prej 4 kilometrash ndersa mendohet të jetë nder te vetmet ne qarkun e Shkodres me parametrat më të larta europiane. Në të dy krahët e saj do të ketë ndriçim, trotuare, gjelbërim,dhe c’eshte ,e rendesishmja per drejtuesit e mjeteve sinjalistikë moderne.

Artikulli paraprakFISHTEN E HARRON SHKODRA, POR JO LEZHA
Artikulli tjetërDEBATE DHE AKUZA NË PS, BRAHIMI BRAKTIS MBLEDHJEN