Jeta e kalimtarëve rrezikohet cdo ditë si pasojë e shpejtësisë së lartë të automjteve. Rruga që lidh fshatin Golem në Njësinë Administrative Rrethina me qendrën e Njësisë Administrative Postribë janë kthyer në rrezik për drejtuesit e automjeteve.
Norma e shpejtësisë me të cilën lëvizin automjetet në këtë aks rrugor mbetet e lartë, pavarësisht disa aksioneve të policisë rrugore.
Ndërkohë, krahas rrezikut për drejtuesit e mjeteve që mund të përfshihen në aksidente rrugore, të rrezikuar janë edhe banorët e zonës.
Gjatë viteve të fundit aksidente të shumta janë shënuar në afërsi të fshatit Hot i Ri, pikërisht aksidente me pasoja në njerëz. Qe prej rikonstruksionit te tij, por edhe me parpara, ky aks rrugor nuk ka pasur vemendje e policise apo institucioneve pergjegjese qe pas asfaltimit te kesaj rruge e kane lene ne harrese te plote dhe kujtohen vetem ne raste aksidentesh.
Banoret bejne apel per vendosjen e bumeve ne menyre qe drejtuesit e automjeteve te ecin me ngadalë