Rruga e Komanit rënditet si një ndër akset më të rrezikshme në veri të vendit. Pothuajse cdo vit në këtë rrugë janë regjistruar viktima si pasojë e aksidenteve dhe ende autoritetet nuk kanë marrë masa. Rruga është e ngushtë me mungesë të theksuar sinjalistike horizontale dhe vertikale dhe në shumë segmente pa barriera anësore.
E ndërsa kalon aty bie në sy që në një gjatësi të shkurter janë rreth 10 lapidare, por numri i viktimave në këtë pjesë rruge është disa herë më i madh.
Banorët thonë se lëvizja në këtë aks është e vështirë ndaj kërkojnë nga institucionet përgjegjëse që të merren masa të menjëhershme
Premtimet tregojnë banorët kanë qënë të shumta megjithatë ende nuk është realizuar rikonstruksioni i kësaj rruge
Përsa kohë rruga Vau-Dejes –Koman do të vijojë në këtë gjendje rreziku për aksidente është tepër i madh.Cdo ditë rruga vazhdon të amortizohet duke u bërë shumë e rrezikshme pë rata që udhëtojnë.
Perveç fshatrave te kësaj zone dhe personelit qe punon ne hidrocentral, ne kete rruge qarkullojne mjetet ne drejtim te Bajram Currit e Gjakoves dhe anasjelltas, nderkohe qe gjate periudhes se veres lëvizin edhe turiste nga shume vende te Europes.