Aksi Vukatanë-Juban vuan mungesën e infrastrukturës. Janë rreth 3 km rrugë të cilat edhe pse është premtuar për asfaltimin e saj ende nuk është kryer asgjë.
Banorët e zonës shprehen se rikonstruksioni I saj do ishte gjëja më e mirë për të gjithë fshatrat që lidh ky segment, gjithashtu do të shkurtohej koha e udhëtimit nga Shkodra deri në Mjedë e me tej.
Siç shihet dhe përmes pamjeve në projekt ka qenë I përfshirë dhe ky aks por për shkak të mungesës së fondeve asfaltimi I saj është pezulluar.
Mungesa e infrastrukturës është një problematikë e theksuar në zonat rurale megjithatë akse të cilat janë kryesore njëkohësisht të qarkullueshme duhet të njohin ndërhyrje.
Ndërkohë një problematikë që vihet re janë dhe mbetjet të cilat hedhja e tyre në mes të rrugës është e papërshtatshme.