Aksi rrugor Shkodër-Koplik vijon të jetë problematik për shkak të numrit të lartë të aksidenteve që rregjistrohen përgjatë kësaj rruge. Kjo ndodh si pasojë e shpejtësisë së lartë me të cilën lëvizin drejtuesit e automjeteve por edhe nga parakalimet e gabuara. Kalimtarët të cilët detyrohen të bëjn këtë rrugë çdo ditë në këmb apo me biçikleta thonë se ndihen tejet të rrezikuar.

Kalimtarët shprehen se duhet të ketë shtim të masave të policisë rrugore përgjatë këtij aksi.

Në një hark kohor prej tre ditësh në rrugën Shkodër-Koplik, janë rregjistruar 2 aksidente. Fatmirësisht nuk ka patur persona me lëndime serioze. Për të parandaluar aksidente të tilla nevojtetet ndërgjegjësimi i drejtuesve të automjeteve, që të mos ecin me shpejtësi tej normave të lejuara por njëkohësisht edhe I kalimtarëve që të mos lëvizin në mes të rrugës.

Artikulli paraprakEGJIPTIANËT: TË RIKONSTRUKTOHEN BANESAT
Artikulli tjetërSHKODËR, I DËNUAR PËR VJEDHJE, ARRESTOHET 45-VJEÇARI