Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e së mërkurës në aksin rrugor Shkodër – Koplik.

Aksidenti është regjistruar në afërsi të fshatit Omaraj ky dy automjete janë përplasur me njera tjetrën. Në aksident janë përfshirë nje mjet furgon me një autoveturë 6 vendesh, ku fatmirësisht si pasojë e aksident ka pasur vetëm dëme material. Menjëherë në vendin e ngjarjes kane mberritur efektivë të policisë së Shkodrës të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti të rëndë. Mjeti furgon drejtohej nga shtetasi Gjon Logu rreth 50 vjec i cili po dilte nga një parking në krah të rrugës nacionale Shkodër – Koplik, ndërkohë që është përplasur nga mjeti tjetër i përfshirë në këtë aksident i cili drejtohej nga shtetasi Valter Smajlaj 45 vjec. Në mjetin tip furgon ka qënë duke udhëtuar edhe një pasagjer por që nuk ka marrë dëmtime. Drejtuesit e mjeteve janë dërguar në spitalin e Shkodres për të marrë mjekimet e duhura dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën

Artikulli paraprakDeklarata e Kancelares – Emigrantët, Merkel: Shqipëria dhe Maqedonia të sigurojnë kufirin me Greqinë
Artikulli tjetërRIKTHEHEN RADHËT PËR KARTAT E SHËNDETIT