As këtë vit rruga Shkodër-Muriqan, një prej akseve më të rëndësishme në rang kombëtar nuk njeh asnjë lloj investimi.

Prej vitesh tashmë segmenti që lidh Shkodrën me pikën doganore të Muriqanit ka nisur që të amortizohet. Gradualisht në gjithë këto vite ky aks ka ardhur duke u degraduar në pjesë të ndryshme.

Rruga po bëhet gjithnjë e më e vështirë për shoferët për shkak të dëmeve që ka në disa vende.

Natyrisht që amortizimi i rrugës Shkodër-Muriqan ndikon negativisht kryesisht për mijëra shtetas të huaj që përshkohen në atë pjesë rrugore.

Segmenti i Muriqanit është përballja e parë dhe porta hyrëse për të gjithë shtetasit që vijnë kryesisht nga vendet e Bashkimit Europian duke kaluar në pikën doganore që lidh Shqipërinë me Malin e Zi.

Në këtë mënyrë kjo situatë në këtë aks rrugor është një problem që nuk po gjen zgjidhje.

Rruga Shkodër-Muriqan ka një fluks të lartë të lëvizjes së mjeteve motorike për shkak se është një nyje kyçe që lidh një pjesë të Europës me pjesën tjetër.

Pavarësisht kësaj ende nuk është menduar seriozisht për ta rikonstruktuar. Ky segment me rëndësi të veçantë kërkon ndërhyrje për të eleminuar problemet që ka.

Disa herë edhe banorët e zonës kanë kërkuar të investohet por s’kanë marrë përgjigje. Janë bërë disa tentativa për ta mirëmbajtur por rezultojnë të pamjaftueshme.

Aksi Shkodër-Muriqan është vetëm 13 kilometër dhe nuk kërkon investim edhe aq madhor ndërsa në shumë raste është edhe burim aksidentesh.

 

Artikulli paraprakZBULOHET PROJEKTI SI DO TË TRANSFORMOHET PIRAMIDA, RAMA: ISHTE ËNDRRA IME E VJETËR
Artikulli tjetërDEKLARATAT E NIKČEVIĆ, REAGON AMBASADORI