Janë rreth 3 km rrugë të cilat edhe pse është premtuar për asfaltimin e saj ende nuk është kryer asgjë. Banorët e zonës shprehen se rikonstruksioni I saj do ishte gjëja më e mirë për të gjithë fshatrat që lidh ky segment, gjithashtu do të shkurtohej koha e udhëtimit nga Shkodra deri në Mjedë e me tej.

 

Siç shihet dhe përmes pamjeve të kalosh në këtë rrugë është mjaft e vështirë pasi në dimër të duhet të parballesh me gropat me ujë ndërsa në stinën e verës më pluhurin. Ndërkohë amortizimi i kësaj rrugë ndikon dhe në dëmtimin e automjeteve.

 

Në projektin e bashkisë Shkodër ka qenë i përfshirë dhe ky aks, por për shkak të mungesës së fondeve asfaltimi i saj është pezulluar. Mungesa e infrastrukturës është një problematikë e theksuar në zonat rurale megjithatë akse të cilat janë kryesore njëkohësisht të qarkullueshme duhet të njohin ndërhyrje.

 

Artikulli paraprakAKSIDENTET, 3-4 RASTE NË DITË NË SPITALIN E SHKODRËS
Artikulli tjetërLIKA NË KRYE TË VLLAZNISË,DETYRË RIKTHIMI NË SUPERIORE