Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti në hyrje të qytetit të Lezhës.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm pranë kryqëzimit të Ishull Shëngjin.

Një furgon është përplasur me një mjet tjetër tip ‘Renault’ dhe për pasojë ka mbetur e plagosur drejtuesja e mjetit tip ‘Renault’ me inicialet L.M.24 vjece.Drejtuesja e mjetit e është dërguar në spital dhe mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Ndërsa edhe drejtues i furgonit ka marrë vetëm disa lëndime të lehta. Përplasja ka qënë shumë e rëndë saqë automjetet kanë përfunduar në një parcelë jashtë rruge. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e aksidentit, ndërsa forca policie vijojnë hetime.

Artikulli paraprakSHKODËR, OSHEE:NË 2019-ën INVESTIME TË MËDHA
Artikulli tjetërGOLEM, MBETURINAT BLLOKOJNË KANALIN DHE RRUGËN