Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në aksin në Milot- Mamurras, si pasojë e së cilit kanë mbetur të plagosur rëndë 4 persona.
Aksidenti ka ndodhur afër mbikalimit të Patokut, e ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështia e rrugës. Identiteti i personave të plagosur nuk dihet ende.
Në vendngjarje kanë mbërritur uniformat blu ku po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.