Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Gjadrit.

Mësohet se 2 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa për pasojë kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve.

Raportohet se shoferët e dy mjeteve Volksëagen dhe Audi tani ndodhen në spitalin e Lezhës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Artikulli paraprakQEVERIA E KOSOVËS, MBI 250 MIJË EURO PËR LUGINËN E PRESHEVËS
Artikulli tjetërE FUNDIT/ VLLAZNIA SHUMË PRANË AKORDIT ME NJË SULMUES BULLGAR