Një vajzë mbeti e plagosur në një asident të ndodhur mbrëmjen e së mërkures në aksin rrugor Lezhë-Milot. Ngjarja u regjistrua rreth orës 21:20, në Fushë Milot. Sipas policisë një shtetas 39 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit të tij tip “Ford” me të cilin po lëvizte, duke u përplasur me trafikndarësen e rrugës.

Si pasojë e përplasjes me trafikndarësen, nga mjeti tip” Ford” janë shkëputur disa pjesë të tij, që kanë rënë mbi mjetin tip ” Audi” që po lëvizte në këtë aks rrugor, me drejtuese një shtetase tjetër. Kjo gjë ka bërë që shoferja të humb kontrollin e mjetit duke bërë që të përmbyset në rrugë.

Për pasojë mbeti e plagosur drejtuesja e mjetit e cila u dërgua për ndihmë mjekësore në spital nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jeten. Ndërkohë që grupi hetimor vazhdon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

Artikulli paraprakSALIANJI-ÇUÇIT: TË KEMI SHPALLUR NË KËRKIM, JEMI BËRË SI POLICIA ME KRIMINELËT, JU SHOHIM, POR S’JU KAPIM DOT
Artikulli tjetërVIDEO/ MERR FLAKË MAKINA NË QENDËR TË LEZHËS, SHPËTON DREJTUESI I MJETIT