Një aksident frikshem, ndodhi mëngjesin e kësaj të hënë në rrugen dytësore Lezhë-Rrilë, pranë Ishull Lezhës.Një automjet i drejtuar nga një grua u përplas me murin rrethues të një banesë e më pas u përmbys. Fatmirësisht shoferja mori lëndime të lehta, pa probleme për jetën.

Ndërkohë Policia rrugore e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti, nga i cili u bllokua dhe rruga për 60 minuta, duke detyruar blutë që ta devijojnë qarkullimin e automjeteve për nga rruga e tjeter.

Artikulli paraprakRRUGA RRËSHEN-BURREL E DEGRADUAR
Artikulli tjetërRRËFIMI I GURISHTËS: NUK DESHA TË LARGOHEM POR…