Një aksident i frikshëm është shënuar minuta më ne “Rrugën e Kombit” në afërsi të degëzimit të Rrëshenit.Një automjet tip fuoristradë me te cilen leviznin 3 pjestare te nje familje është batuar disa herë në rrugë duke u dëmtuar.
Për fat të mirë, dy bashkëshortët dhe vajza e tyre qe leviznin ne kete makine kanë shpëtuar pa dëmtime të rënda.Ata janë dërguar për ndihmë mjekesore në spitalin e Mirdites dhe fatmiresisht ndodhen jashtë rreziku për jeten. Nderkohe policia e cila mberriti menjehere ne vendin e ngjarjes, nisi hetimet per zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave te ketij aksidenti.