Një 20-vjeçar nga Kosova është aksidentuar mbrëmjen e të shtunës në Dietikon të Zvicrës. Makina tip “BMW” që drejtohej prej tij u përplas kokë më kokë me një mjet tip “Ford” që udhëtonte në drejtim të kundërt.

Për pasojë mbetën të plagosur rëndë drejtuesja e mjetit “Ford”, një grua 42 vjeçare së bashku me vajzën e saj 4 vjeçe.

E mitura u transportua me helikopter në spital, ndërsa gruaja me autoambulancë. Për nxjerrjen e saj nga makina u desh ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse.

Ndërkohë i riu nga Kosova së bashku me shokun e tij që ishte pasagjer në mjet, një 19-vjeçar zviceran, kanë marrë lëndime të lehta. Mëgjithatë ata u paraqitën në spital për kontroll.

Policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

Artikulli paraprakBANKA QENDRORE EUROPIANE: KORRUPSIONI DHE MUNGESA E DREJTËSISË PENGOJNË KREDITIMIN NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërALBUMI I THE BEATLES MË I SHITURI EDHE PAS 50 VITESH