Dy përsona mbeten të plagosur, pas përplasjes së katër automjeteve në Lezhë. Aksidenti ndodhi pasditen e së dieles në vendin e quajtur “Kryqezimi” i lagjes “Gurra”.Një automjet tip Audi i cili drejtohej nga një i ri humbi kontrollin dhe goditi dhe tre makina të tjera si dhe përfundoj në një pikë karburanti.

Nga aksidenti mbeti i lenduar drejtuesi i automjetit Audi si dhe një përson tjeter.Ata u dërguan me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku pasi moren ndihmen e parë mjekësore ndodhen në gjendje të stabilizuar pa probleme për jeten.

Ndërkohë policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti i cili është i dyti që ndodh në harkun kohor të pak ditëve në qytetin e Lezhës.Pasditen e së enjtes një automjet humbi kontrollin dhe përfundoj në një biznes, por fatmiresisht nuk pati përsona të lënduar.

Artikulli paraprakRUSIA FLETË-ARREST PËR ZYRTARË TË NJËSIVE ELITE TË POLICISË SË KOSOVËS, MINISTRI SVEÇLA: PREJ MOSKËS NUK PRITET ASGJË E MIRË
Artikulli tjetërFILMA PËR FËMIJËT NË LEZHË