Nje aksident i frikshem ka ndodhur mbremjen e kesaj te hene ne hyrje te Shengjinit. Nje automjet eshte perplasur me nje makine te parkuar ne ane te rruges dhe me pas eshte permbysur. Per pasoje ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit tip ford i cili eshte derguar me urgjence per ndihme mjekesore ne Spitalin e Lezhes. Nderkohe policia e cila ka mberritur menjehere ne vendin e ngjarjes nisi hetimet per zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave te ketij aksidenti.

 

Shëngjin/Informacion paraprak

Rreth orës 20:30, në Shëngjin, shtetasi J. H., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me një automjet të parkuar dhe ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i automjetit shtetasi J. H., u transportua në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakHUMB JETËN 15 VJEÇARI NË SHKODËR
Artikulli tjetërBASHA ME STRUKTURAT DREJTUESE TË DEMOKRATËVE ERUOATLANTIKË