Aksident i rende automobilistik ne aksin Lezhe- Laç. Burime bejne me dije se nje automjet ka perplasur per vdekje nje kembesor ne afersi te kryqezimit te Spitenit. Te njejta burime thone se drejtuesi i mjetit nuk e ka pare kembesorin i cili po levizte ne ane te rruges duke e marre zvarre per disa metra e duke i shkaktuar atij vdekjen e menjehershme.Policia ndodhet ne vendin e ngjarjes per zbulimin e rrethanave dhe shkaqeve te ketij aksidenti.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Lezhë-Milot” shtetasja F. Ll. duke drejtuar automjetin e saj ka aksidentuar shtetasin N. Gj., 75 vjeç (këmbësor) i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Drejtuesja e automjetit ndodhet e shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.