Dy shqiptarë kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor të ndodhur në Ponte delle Priula të Italisë.

Automjeti u tyre u përmbys pasi u përplas fillimisht me një makinë tjetër. Sipas mediave italiane, të plagosurit janë 22-vjeçar me iniciale K.H. dhe 26-vjeçari me iniciale R.B., shqiptar i Kosovës.

Dy shqiptarët u dërguan në spital dhe raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Dinamika dhe shkaqet e aksidentit janë të paqarta.

Policia italiane ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat.

Artikulli paraprakSHQIPTARI KAPET ME 27 KG KOKAINË TË PASTËR
Artikulli tjetërSHPËRTHIM NË NJË RESTORANT NË VERI TË JAPONISË, PLAGOSEN 40 PERSONA