Aksident i rëndë, elektriçisti goditet nga tensioni i lartë.
Një ektricist i Komunes Fane te Mirdites ne perpjekje per te rregulluar linjen e kesaj zone pas nderprerjes se energjise elektrike per disa ore, është aksidentuar gjate ushtrimit te detyres. Ai ka qene ne nje shtylle elektrike rreth 9 metra te larte kur jane takuar dritat duke shkaktuar një aksident ne pune. Elektricisti i plagosur eshte transportuar menjehere ne Spitalin e Traumes ne kryeqytet dhe eshte ne gjendje te rende shendetsore. Zef Shyti 60 vjeç mësohet se ka thyer kembet dhe duar. Ështe ne gjendje kritike per jeten.