Aksident i rëndë, gruaja shqiptare në koma.

Një 39-vjeçare shqiptare, me banim prej kohësh në Ugento të Leçes në Itali, është përfshirë në një aksident automobilistik dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Bëhej fjalë për Blerina Çakalllin. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme, raportojnë mediat lokale. Çakallli, teksa ishte nën drejtimin e makinës së saj tip “Dacia Sandero”, është përplasur kundër një “Rexton SUV”, drejtuar nga një 26-vjeçar italian, i cili është plagosur lehtë. Sipas hetimeve paraprake të policisë, gruaja nuk ka arritur të ndalojë mjetin për të shmangur aksidentin dhe në këtë raportohet se mund të ketë ndikuar asfalti i rrëshqitshëm për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme.

Artikulli paraprakARRESTOHEN ‘PADRONËT’ SHQIPTARË TË DROGËS NË ITALI.SEKUESTROHEN DROGË DHE 40 MIJË EURO
Artikulli tjetërSHPËRTHIM ME TRITOL NË NJE BANESE ,NUK DIHEN SHKAQET