Aksident i rende , gruaja vdes, shqiptari përfundon në spital
Një aksident automobilistik gjatë natës në Zvicër, i ka marrë jetën një gruaje 67-vjeçare nga Tessin-i, ndërsa një 26-vjeçar shqiptar raportohet se ka mbetur i plagosur. Sipas mediave lokale, përplasja mes dy makinave ka qenë frontale. Aksidenti ka ndodhur në rrugën A13 gjatë kohës kur 26-vjeçari udhëtonte drejt veriut në tunelin San Fedele në Roveredo, dhe për arsye të paqarta mori drejtimin e kundërt të qarkullimit. Në këto momente, makina e tij u përplas frontalisht me veturën e 67-vjeçares, që mori plagë të rënda dhe ndërroi jetë. I riu u plagos lehtë dhe u dërgua në spitalin e Bellinzona, San Giovanni. Ndaj shqiptarit u vendos masa e arrestit me burg. Si pasojë e aksidentit rruga mbeti e bllokuar për katër orë.