Një 21-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident në Greqi. Bëhet fjalë për Blerim Qarrin nga Hasi, i cili është përplasur nga një makinë në Santorini.
21-vjeçari ishte i fejuar, dhe jetonte në Has së bashku me 3 motrat e tij, dhe nënën e sëmurë pasi babi i kishte vdekur 5 vite më parë.
Policia greke, po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ku humbi jetën shqiptari.