Një tjetër aksident me pasoja të rënda ka ndodhur në aksin problematik Fier-Levan duke shkaktuar një të vdekur.

Mësohet se një kamion ka përplasur një autoveturë duke shkaktuar vdekjen e shoferit të kësaj të fundit. Deri më tani nuk është mësuar ende identiteti i viktimës, por mësohet se viktima ishte duke udhëtuar me një makinë tip “Golf” dhe nga pamjet duket se përplasja ka qenë e fuqishme

Policia ndodhet në vendngjarje ku po kryen të gjitha hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

Artikulli paraprakPRESIDENTI GJERMAN: TË MOS NXITET PROJEKTIMI I IMAZHIT TË ARMIKUT
Artikulli tjetërBABAGJYSHIT TË VITIT TË RI I KËRKOJNË LICENCË PËR USHTRIM AKTIVITETI