Një aksident i rëndë është shënuar në aksin rrugorë Lezhë-Mamurras, në afërsi të mbikalimit të Milotit.
Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se makina, me drejtues A. L., ka aksidentuar një biçiklist ende të pa identifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.