Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në lagjen “Beqir Dardha”, Elbasan,

ku mjeti me targa AA 979 BR, me drejtues A. I., 26 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin K. Q., 59 vjeç.

I aksidentuari është transportuar në Spitalin e Elbasanit , në gjendje të rëndë, ndërsa drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Artikulli paraprakZGJIDHEN PESË PROKURORËT E PARË PËR NË KLP
Artikulli tjetërVEÇ ‘ZOGUT TË ZI’ DHE MINISTRISË, STUDENTËT PROTESTOJNË PARA KRYEMINISTRISË