Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku një 35-vjeçar është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, pasi motori i cili po drejtonte ka dalë nga rruga.
Aksidenti ka ndodhur në zonën e Qafë-Botës në Konispol.Në ndihmë të të aksidentuarit ka shkuar helikopteri i Urgjencës, i cili po bën transportimin e të riut drejt Tiranës.
Nuk dihen ende detaje për rrethanat e aksidentit apo identitetin e të riut.