Aksident i rende,motori përplas dy fëmijë
Dy fëmijë kanë mbetur të plagosur sot në Fier, pasi janë përplasur nga një motor. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:45 në vendin e quajtur “Shkolla e Muzikës” të qytetit të Fierit. Mësohet se shoferi 31-vjeçari, teksa po drejtonte motorin tip “Kavasaki” me targa AK 210 ka aksidentuar dy fëmijë të moshës 9 dhe 10 vjeçe. Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital. Policia njofton se është shoqëruar në Komisariariat drejtuesi i motorit dhe po kryhen veprimet procedurale