Më datë 03.10.2016 rreth orës 19:20, në aksin rrugor Koplik – Hot, Malësi e Madhe, në vendin e quajtur Hot, është njoftuar se një mjet ka aksidentuar një fëmijë dhe është larguar nga vendngjarja.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se është aksidentuar shtetasi S.D, 13 vjeç, banues në Hot Malësi e Madhe i cili u transportua në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore dhe është në gjëndje të rëndë shëndetësore. Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe operative, nga shërbimet e policisë Shkodër, u bë i mundur identifikimi dhe kapja në flagrancë e autorit të dyshuar, shtetasi Mond Smalaj, 36 vjeç, banues në Hot, Malësi e Madhe si dhe në banesën e tij u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale automjeti me të cilin është shkaktuar aksidenti.

Artikulli paraprakRUSI 2018,ITALIA PARLAJMERON SPANJEN:KUJDES NGA SHQIPERIA
Artikulli tjetërPENSIONET SUPLEMENTARE,MIRATOHEN NDRYSHIMET NE LIGJ