Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë pasdite në aksin Laç-Fushë Krujë.
Policia njofton se një 35-vjeçar ka humbur kontrollin duke drejtuar mjetin tip “Honda” dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Fushë Krujë/Informacion paraprak
Më datë 08.06.2020, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë, ka humbur kontrollin duke drejtuar motorin tip “Honda”, shtetasi L.K., 35 vjeç, i cili është dërguar në spital, ku ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.