Aksident i rëndë në Domje, treni merr përpara makinën

Një aksident hekurudhor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Domje të Tiranës. Treni i linjës Tiranë – Durrës ka goditur një autoveturë tip Mercedes kur po kalonte mbi shina. Drejtuesi i mjetit është plagosur. Pasi e ka goditur makinën, treni e ka marrë përpara për disa metra. Kalimi ku ndodhi aksidenti nuk ka sinjalistikën e duhur dhe as trarët që pengojnë makinat në momentin e kalimit të trenit.

Artikulli paraprakZHDUKET PREJ 2 DITËSH BABAI I 5 FËMIJËVE
Artikulli tjetërQENDËR PËR LUFTËTARËT E HUAJ