Një 27-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident rrugor në zonën e Skylabela.

Rrethanat e aksidentit mbeten të paqarta ndërsa drejtuesi i makinës, i cili punonte në një lokal plazhi në ishull humbi drejtimin duke shkaktuar dhe përmbysjen e automjetit. Përplasja ka qenë aq e fortë sa i riu është hedhur nga makina e tij, shkruajnë mediat greke.

Në vendngjarje shkuan menjëherë ambulanca, policia dhe zjarrfikësja por i riu që banonte prej vitesh në Mykonos, kishte ndërruar jetë.

Artikulli paraprakPEKINI ANULON VIZITËN E JOSEPH BORRELL, DIPLOMATJA KINEZE: NUK KISHIM INFORMACION PËR ARDHJEN E TIJ
Artikulli tjetërGARA PËR KREUN E RI TË PD/ BASHA TAKIM ME DEMOKRATËT