Një aksident i rëndë u shënua në Itali në provincën e Tarantos në Itali. Katër të vrarë dhe 2 të plagosur është bilanci i përplasjes së një makine me një furgon, në orët e vona të pasdites së sotme (27 nëntor).

Mes viktimave janë tre ushtarë të cilët shërbenin në regjimentin e shtatë në Altamura. Ata udhëtonin me të njëjtën makinë, një Fiat Multipla. Bashkë me ta ka humbur jetën edhe drejtuesi i furgonit, një 68-vjeçar. Në Fiat udhëtonin edhe 2 kolegë të cilët kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital.

Nga të dhënat e para furgoni dhe makina u përplasën kokë më kokë në kryqëzimin Mottola pak përpara tunelit.

Artikulli paraprakGASPËR MARKU: NDESHJA NDAJ TEUTËS DO TË JETË KTHESA E VLLAZNISË
Artikulli tjetërPUTINI NËNSHKRUAN BUXHETIN MË TË MADH TË RUSISË, RRIT SHPENZIMET PËR USHTRINË